ODHIROSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final për zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara më 11 maj në Shqipëri. Mes të tjerash, në raport i kushtohet një pjesë e veçantë edhe etiketimeve që kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD, Sali Berisha i kanë bërë njëri tjetrit.
Nga “bufi i kënetës”, tek “antikrishti”, duket se nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndërkombëtarët. Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre.
“Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një ‘buf kënete’, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si ‘krijesa kënete’. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama ‘Antikrisht’, një ‘përbindësh’ dhe qeverinë si ‘narkodiktaturë’”-, thuhet në raport.