Komisioni hetimor për Shëndetësinë do të vijojë sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.

Sot është thirrur për tu marrë në pyetje biznesmenin Ilir Rrapaj, dhe ortakun e tij Italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj, e cila në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit.

Koncensioni 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë “SaniService”, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij “Investital LLC” është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.