Gazetari Muhamend Veliu ka zbuluar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ të gjithë drejtorët të cilët janë zhvendosur nga posti i tyre i lartë në inspektor të thjeshtë.

Sipas Veliut këto ndryshime kanë ndodhur nga Oljan Kanushi, teksa vetë gazertari ka zgjedhur të mos i zbuloj emrat e tyer duke iu referuar veçse me iniciale.

“A.I  drejtor i departamentit më të rëndësishëm në SHISH,  atij të kundra-zbulimit është çuar inspektor në Vlorë.

Si inspektor i thjeshtë në Tiranë shkon G.B ish drejtor i Drejtorisë të Sigurisë së Personelit.

R.C nga drejtor anti-terrori është emëruar inspektor i thjeshtë në Dibër.

E.L drejtor i spiunazhit transferuar specialist drejtoria e personelit.

E.M ish drejtor kabineti i Helidon Bendos emerohet inspektor ne Sarande.”- tha për Zona Zero Muhamed Veliu.