Policia e Shtetit ka bërë të ditura një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa komisariate dhe në Akademinë e Sigurisë. Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Nga ana tjetër, janë caktuar drejtues të rinj në disa komisariate policie në vend.
Këto emërime vijnë si pjesë e riorganizimit të vazhdueshëm të strukturave policore për forcimin e rendit dhe sigurisë publike.
Lëvizje në Policinë e Shtetit:
- Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
- Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
- Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
- Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
- Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
- Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
- Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
- Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
- Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
