Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin, i dyshuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e tre personave, kultivim droge dhe përfshirje në grup kriminal.
Në seancën gjyqësore, Bami nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Ilir Murati.
Mbrojtja kërkoi zëvendësimin e masës me arrest shtëpie, por prokurori i çështjes, Altin Dumani, kërkoi vijimin e qëndrimit në qeli.
Gjatë seancës u diskutua edhe mundësia e transferimit të tij nga burgu 313 në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit, me argumentin se i rrezikohet jeta.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet dhe të merret një vendim në vijim.
Durim Bami u ekstradua nga Dubai këtë të enjte, nën masa të rrepta sigurie.
