Ndalohen edhe dy autorët e tjerë të dyshuar për një grabitje me dhunë të ndodhur në Dunish më datë 24 janar 2017. Në pranga kanë rënë shtetasit Rifat Dunisha, 28 vjeç dhe Junik Hasanaj, 22 vjeç, që të dy banues në Durrës.


Sipas policisë, dy  personat e lartpërmendur në bashkëpunim me shtetasin, B.Dunisha, 18 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar më datë 8 qershor 2017, dyshohen si autorët e vjedhjes me dhunë, në banesën e shtetasit Z.D., banues në fshatin Dunish, ku i kanë lidhur dy të moshuarit që jetonin të vetëm dhe  vjedhur një sasi parash dhe tre telefona.


11 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)