Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga e hëna e ardhshme, do të sekeustrohet çdo produkt bulmeti që nuk ka faturë tatimore.
Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se kjo është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo shishe qumështi poa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë. Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura, që mund të shkaktojnë helmime që janë të evidentueshme. Nga e hëna, nuk ka paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë, në dyqane dhe tregje”, theksoi ai.