Kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK theksoi se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekziston asnjë individ mbi ligjin dhe se çdo hetim zhvillohet në bazë të fakteve dhe provave, jo të emrave apo funksioneve.

“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” – deklaroi Dumani.

Pyetjet dhe përjgigjet:

Dini ndonjë rast që kryeministri të jetë marrë i pandehur sepse ka zbatuar programin qeverisës?

Kjo çështje është konkrete, është kaluar në gjykim. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar akuzat dhe ka vendosur ta çojë çështjen për gjykim që të shqyrtohet në themel. Gjithë pyetjet i përkasin seancave gjyqësore në gjykatës së shkallës së parë.

Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK?

Është në vlerësimin e prokurorëve.

Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.

I takon shqyrtimit të çështjes në themel.

Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?

Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen.