Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i cilësuar si të paaftë, të cilët, sipas tij, përpiqen të përfitojnë padrejtësisht përmes intrigave dhe servilizmit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Maliqi thekson se “i drejti zhytet, por nuk mbytet”, ndërsa shton se “të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje” Më tej ai i paralajmëron se çdo përfitim i padrejtë, do të marrë ndëshkimin e merituar.

Reagimi i Maliqit

I drejti zhytet por nuk mbytet! 💪 Të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin. Të paaftët me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe nuk ndalen duke e luftuar me çdo skemë e ligësi të aftët.

Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin! Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit. Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo!