SPAK ka relatuar sot në seancën gjyqësore konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi” që janë me gjykim të shkurtuar për shkak se akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, duke kërkuar në total mbi 127 vite burg për të pandehurit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se SPAK kërkon për Astrit Avdyli 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 10 vite burg.

Për Emiljano Shullazin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg.

Për Naim Stafukën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Për Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, kërkohet 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Për Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti i Myslym Shyrit’, SPAK kërkon 10 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 7  vite  burg.

Për Besian Xhixhën 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg.

Për Enver Divën 10 vite burg me gjykim te shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Robert Laçin 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Viktor Imerajn 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Satilno Bashon 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg

Për Miri Brulin 9 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Në seancën e radhës do të bëjnë mbrojtjen avokatët e 12 të pandehurve, teksa gjykata vendosi që seanca do të mbahet në datën 13 maj ora 12:00.