
Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se nuk i mbron zyrtarët e Partisë socialiste që kanë probleme me drejtësinë.
Rama ka ironizuar duke kujtuar fotot e tij nudo, ndërsa tha se në botën tjetër nuk përdoren kartat e kreditit dhe sugjeroi që të gjithë do të shkojnë në botën tjetër si ai dikur në plazh, pa rroba.
“Pikërisht sepse jam i gjatë dhe si mund t’i mbroj ata përpara disa të vegjëlve që më vonë në pozitë më mikrofona dhe më kërkojnë llogari për zorrët e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit dhe as parajsat fiskale.
Madje në Sharrë përgatituni të shkoni të dilni sikur dilja unë në plazh dikur sepse nuk ia dallon na të tjerët atje. Kostumet lërjani djemve, se me burrat e kam. Nuk më kanë zgjedhur këtu për të mbrojtur para zgjedhësve dhe para pensionistëve që akoma nuk u është rritur pensioni ata të cilët duan të jenë edhe deputet e ministra dhe të kenë edhe pasuri. Pse? Çfarë kanë ata më shumë sesa pensionistët, mësuesit e infermierët që ju pikon djersa deri në fund të kurrizit?”- tha Rama.