Sot do të mbahet seanca plenare në Kuvend. Para hyrjes në Kuvend, disa prej deputetëve demokratë kanë dhënë prononcime të shkurtra për gazetarët, teksa u pyetën për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh: “Të fillojnë të lëvizin ujërat në parti. Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër…”
Tomorr Alizoti, zgjodhi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejtë duke thënë: “Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë.”
“Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli.
Ndërsa Jorida Tabaku, ndër më të votuarat në PD, u shpreh: “Thashë çfarë është kjo erë e madhe po qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lëmë te partia?!”



