Rama: “Do pajisim 4 mijë cifte të reja me celës për shtëpi. Sipas kritereve që do bëhen të qarta, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë cifte të ndarë sipas kategorive, janë 2 mijë kredi me interes zero. Për cdo apartament nën 60 mijë euro, dhe këtu flasim për apartamente të vogla, do të zerojmë kredinë.

Ndërsa 2 mijë kredi të tjera do të jenë me interes 3 % për apartamente mbi 60 mijë euro. Strehimi social është vetëm një komponent, sot përballemi me një problem botëror. Një studim i fundit në Suedi, sot një i ri suedez mund të blejë më pak se 2 metra katror me kredi, jo nga xhepi.

Pra, jemi në kushtet kur nuk kemi të bëjmë vetëm me të pamundurit, por me njerëz që kanë të ardhura, por s mund të blejnë një shtëpi me ato të ardhura që kanë. Kemi të bëjmë me burime njerëzore që s mund t’ia lejojmë vetes t’i konsiderojmë të dorës së dytë.

Këta njerëz që janë shtresa e re e mesme e Shqipërisë duhen mbështetur.

Më pas vijmë te pjesa tjetër. 3 mijë mundësi të tjera për celësa me qera të subvencionuar me 50 përqind. Edhe këtu me prioritet ciftet e reja. Emigrantët që kthehen, platforma do të mbulojë në vitin e parë 3 mijë celësa duke paguar shteti gjysmën e qerasë, qera në një tavan 400 euro. Nëse i plotëson kriteret dh eke një mundësi të marrësh një shtëpi me qera 400 eur, 200 i paguan qeveria.

Politika e tretë, politika e banesave të përballueshme. Nevoja për të patur një celës, është shumë e rëndësishme. 30 % do të jenë strehim social, 40 %  do të jenë strehim i përballueshëm dhe 30 % strehim në treg të lirë.

Kemi një politikë që është nga më progresivet në europë, të 3% taksë në strehim. 3 % e fitimit shkojnë në fondin e strehimit pë rata që nuk blejnë dot një pallat. Ku janë pallatet e ndërtuara, apartamentet që duhet ti kishin njerëzit në këto kategori, janë aty po jo të përdorura. Dhe njerëzit me të drejtë thonë ku jemi ne? Shumica qeverisëse ka menduar ku do të jenë ata. Është koha ta marrim në dorë si qeveri.”