Elisa Spiropali do të jetë ministrja e re e Jashtme, duke zëvendësuar kështu Igli Hasanin.
Ajo ka reaguar për herë të parë pas emërimit nga Rama, teksa shpreh mirënjohjen për besimin e marrë nga kryeministri.
Ajo thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është jo vetëm një objektiv politik, por një mision historik për vendin.
“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.
Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane”- shkruan Spiropali.