Këtë të martë do të zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’. Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan.

Për këtë arsye rrugët që bllokohen janë në Lezhë, Vorë, Golem, Rrogozhinë dhe deri në Elbasan.

Një ditë më parë u mbajt etapa e parë, ku fitues doli Belgu Kjell Cooman. Ai arriti të fitojë garën, e cila nisi nga Tirana dhe përfundoi në qytetin e Lezhës, ku çiklistët përshkuan 177 kilometra rrugë.

Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.