Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Korçë, ku një 16-vjeça akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.
Sipas policisë, denoncimi është bërë nga një 15-vjeçare, e cila e akuzon adoleshentin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. E mitura prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.
Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet