Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, të cilën e zbuloi gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama.
Berisha nuk i kurseu akuat dhee sulmet personale ndaj të zgjedhurve të Ramës, teksa tha se Rama “është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë”. Ai komentoi dhe vendimin për të kandiduar Ogerta Manastirliun për bashkin137 e Tiranës, duke e cilësuar ish-ministren “korba e korrupsionit”.
“Ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut. Dhe kjo nuk është pa qëllim. Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në.
Prandaj ky thotë nuk na duhen leksione përtej Atlantikut, në fjalimin sot thotë me BE-në përshtat, se mendon se BE nuk do luftojë drogën dhe korrupsionin. Të gjitha këto i kanë sjellë Europoli dhe Eurojust. Pra, është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë, siç e meriton.
Një personazh, që nuk po ia them emrin, para 40 vitesh, u thoshte të tjerëve që unë dhe Enveri këtë nuk e dimë. Edhe ky i thoshte deleve që ndodh kjo e kjo, shprehte dhembshuri për Erion Veliajn. Njëherë në radhë të parë duhet ta përgëzoj degën e Tiranës dhe Belind Këlliçin që për 46 javë nuk iu ndanë atij hajduti, ndër më të poshtrit që ka Shqipëria dhe që e ka emrin Erion Veliaj.
Pra, ju e patë teatrin që bëhej aty, se jo fëmija, jo ky, jo ai. Dhe ky që i kishte bërë të gjitha vetë. Me urdhër. Dhe kë i çoi Tiranës? I çoi korbën e korrupsionit. I çoi njeriun që me qëndrimet që mbajti ndaj Covid-it, meriton në mënyrë absolute, minimumi dënim të përjetshëm. Dhe ky e çon atë për qytetarët e Tiranës sikur ta ketë Tiranën kopshtin e PS.”, deklaroi Berisha.