Këtij viti kalendarik po i vjen fundi, teksa mbyllja e një kapitulli e hapja e një të riu, mbetet gjëja më e natyrshme që mund te ndodhë.
Ndëkohe që ditën e sotme Gazeta Shqip ka vendosur të bëj një bilanc për ngjajret më të forta që kanë shenjuar 2024 në Shqipëri dhe botë.
Vendi është tronditur nga ngjarje të forta teksa nuk kanë munguar krimet brenda familjes, vrasjet e pasionit apo edhe arrestimet e bujshme politike.
Bedrie Loku, nëna e 4 fëmijëve, një vajze dhe tre djemve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024.
Hapja e një profili fals në Tik Tok që denigronte figurën e Bedrie Lokut në dhjetor të vitit 2022, ka detyruar policinë t’i thellojë më tej hetimet duke marr keshtu sit e dyshuar dhe bashkeshortin e te ndjeres.
Në 23 shkurt, zbulohet trupi i pajete i Pëllumb Metës ne nje kasolle prane shtepise se tij ne Shen Vlash. Viktima ishte shpallur i zhdukur ne polici nga vete femijet e tij, te cilet e vrane me arme zjarri dhe e groposen.
Ngjarjen e mori persiper vajza e familjes me pretendimin qe i ati donte pa martonte pa deshire, teksa bashkepunetor ishim dhe dy djemte e tjere te familjes.
Ndërkohë që muaji Maj tronditi vendin nga nje veteflijim i rëndë i një nëne së bashku me tre femijet e saj.
Alma Arrazi e kapur perdore me tre femijet e saj u hodh ne lumin Buna e shkak dyshohet te jene bere konfliketet e herepashereshme me bashkeshortin e saj.
Ngjarje kjo qe tronditi rendë të gjithë opinionin publik dukë sjellë reagime te forta nga te gjitha institucionet.
Nga ana tjeter nje ngjarje qe shenjoi 2024 ishte dhe vrasja e adoleshentit 14-vjeçar prane ambienteve te shkolles Fan Noli nga nje tjeter shok shkolle pas nje konflikti casti. Kjo ngjarje ngjalli protesta nga shoqeria civile dhe prinder te cilet kerkonin te rritjej siguria ne shkolla.
Ndërkohe qe zhvillime te bujshme janë shënuar edhe nga poltika.
Në tetor te 2024 me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi vjen 5 vite pas hetimeve intensive për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, që janë bashkuar në një dosje.
Po në tetor me urdher te SPAK është arrestuar Jurgis Çyrbja. Ai u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore qe Çyrbja, arrinte t’i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale.
Në nëtor të 2024 kreu i Partise Demokratike, Sali Berishe, nga GJKKO lirohet nga masa e sigurisë “Arrest Shtepie”. Teksa menjehere shkone ne seline blu nga ku nisi dhe aksionin e opozites me mosbindje civile.
Nderkohe qe Shqiperia ne janar te 2025 do te nis procedurat per mbylljen e aplikacionit Tik Tok, lajm ky i dhënë nga kryeministri i Shqiperise Edi Rama. E gjithe kjo nisme qe shkaktoi jo pak zhurmë sipas kryeministrit eshte ne kuader te mbrojtjes se femijeve dhe adoleshenteve.
2024 ka qene nje vit I rendesishem edhe per zhvillimet nga bota.
Pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023, Izraeli vazhdoi ofensivën e tij ushtarake kundër lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës, duke eliminuar disa prej zyrtarëve të saj të lartë dhe konflikti u përhap në Liban kundër Hezbollahut, aleat i Hamasit.
Ndërkohë që po njesoj ka vazhduar edhe lufta në Ukrainë. E pushtuar nga Rusia e Vladimir Putinit më 24 shkurt 2022, Ukraina filloi një sulm të befasishëm në rajonin kufitar rus të Kurskut që nga vera. Por ky operacion dështoi ta detyronte Rusinë të largonte trupat e saj nga Ukraina lindore.
Në javët e fundit, Moska ka intensifikuar sulmet e saj kundër Ukrainës jugore, duke përforcuar frikën për një ofensivë të re tokësore në rajon.
Nga ana tjeter në Siri, një ofensivë e rrufeshme nga një koalicion rebel i udhëhequr nga grupi radikal islamik i nisur më 27 nëntor, çoi brenda pak ditësh në përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad, në një vend të minuar nga më shumë trembëdhjetë vjet luftë civile. I braktisur nga aleatët e tij iranianë dhe rusë, autokrati iku në Moskë.
Një tjeter ngjarje qe shenjoi 2024 ishte dhe fitorja e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Donald Trump.
Megjithëse u portretizua nga kundërshtarët si një rrezik për demokracinë, Trump fitoi me nje bilanc të qartë më 5 nëntor kundër demokrates Kamala Harris, e cila u promovua si kandidate në korrik pas tërheqjes së presidentit në detyrë, Joe Biden.
