I ftuar në emisionin “Shipëria Live” në Top Channel ishte Engjëll Cani, babai i 14-vjeçarit Martin Cani i cili vdiq tragjikisht nga një sherr me bashkëmoshatarin e tij. Engjëll Cani u shpreh se i është drejtuar Ambasasdës Amerikane pasi beson në drejtësinë e tyre dhe askush nuk ka ofruar ndihmë veç miqve të tyre të afërm.

Ai u shpreh i nervozuar pasi as shkollat askush nuk ka marrë masa madje ai nuk ka parë as videon e kamerave të sigurisë.

“Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.

Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.

Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.

Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”- u shpreh babai i Martinit.