Policia ka zhvilluar një megaoperacion ditën e sotme për të arrestuar Gëzim Çelën, i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion.

Policia ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.

Mësohet se policia ka bërë kontrolle edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij.

Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

Por ku është Gëzim Çela?

Drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi se ai është jashtë vendit por pa deklaruar se ku. Nuk dihet nëse polcia ka të dhëna për lëvizjet e Çelës dhe ky operacion është ndërmarrë në bazë të këtyre informacioneve.