Nga dita e sotme bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi do të jetë në fuqi këtë të martë dhe të mërkurën (14 janar), nga ora 20:00 deri në 06:00.
Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari.
“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit); Rruga dytësore; Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas; Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thuhet në njoftim.

