Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme ndërprerjen e fondeve të për të gjitha institucionet shqiptare që përfitonin nga SHBA.
Njoftimi vjen pas vendimit të presidentit Donald Trump, i cili nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Në urdhër thuhej se “ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste në mospërputhje me vlerat amerikane”.
Institucionet që janë njoftuar nga Ambasada për pezullimin e fondeve nga SHBA:
- * Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare;
 - * Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm;
 - * Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
 - * Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
 - * Ministria e Mbrojtjes;
 - * Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
 - * Ministria e Arsimit dhe Sportit;
 - * Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
 - * Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
 - * Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
 - * Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor;
 - * Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
 - * Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX);
 - * Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit;
 - * Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
 - * Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij;
 - * Këshilli i Lartë Gjyqësor;
 - * Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
 - * Gjykata Kushtetuese;
 - * Gjykata e Lartë;
 - * Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë;
 - * Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;
 - * Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
 - * Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
 - * Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm;
 - * Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
 - * Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit;
 - * Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK);
 - * Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI);
 - * Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit;
 - * Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC);
 - * Të gjitha pushtetet komunale.
 


