Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpjeguar se kompanitë dhe kontratat kalojnë nën filtrin e sigurisë së një komiteti të mbrojtjes.

I ftuar në Top Story, ai shpjegoi edhe rolin e Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me KAYO-n.

“Ron Yeffet është një nga dhjetëra sipërmarrës që kanë qenë në negociatë me KAYO-n, se mund të vazhdojë të krijojë kompani dhe entitete të tjera KAYO.

Nëse ju mendoni që në shtetin shqiptar, përcaktimet se kush fiton një garë, ose kush fiton një kontratë publike, e vendos një ministër ose një titullar institucioni, e keni shumë gabim.

Si miratohen këto kontrata? Këto kontrata miratohen në bazë të një nevoje në Forcat e Armatosura dhe nga një komitet i mbrojtjes dhe sigurisë, që kalojnë në filtër këto kompani dhe kontratat.

Shumë pak njerëz e dinë që ka një komitet mbrojtjeje dhe sigurie, i përbërë nga shumë ministra dhe Kryeministri, me shumë persona të sigurisë brenda, të cilët vlerësojnë kapacitetin financiar, kapacitetin e sigurisë të çdo propozimi që na vjen”, u shpreh Vengu.

Top Channel