Fredi Beleri ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme.
Ai ka folur edhe për vizitën në Tiranë dhe takimin e përfolur me kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ndodhi. Sa i përket protestave me të cilat e pritën qytetarët, ai tha se kur je personazh publik, gjithçka mund të ndodhë.
“Me Ramën ishte në axhendë një takim por nuk e di pse nuk ndodhi, nuk kam dijeni. Unë shkova me 1 minutë vonesë për shkak të semaforit. Ishte vetëm një minutë. Dhe ngela jashtë sepse nuk kishte punonjës të Gardës jashtë Kryesisë së Kuvendit. Mund të jetë dhe rastësi.
Jam i vetëdijshëm që kur je njeri publik, ka njerëz që të kritikojnë, me të drejtë apo të padrejtë. Çdo kush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ai merrte vesh nga gazetarët se ku isha unë. Nuk ishte as skenar asgjë.”- tha ai.