Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, Gjykata e Apelit ka vendosur të bojkotojë seancat gjyqësore.
Edhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka pezulluar proceset nga data 7 deri më 10 tetor. I njëjti vendim është marrë edhe në Gjykatën e Lezhës, ku janë ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, të cilët kanë vendosur që nga sot të zhvillohen vetëm seancat që lidhen me masat e sigurimit personal.
Nga ana tjetër, në Gjykatën e Shkodrës nuk ka një vendim institucional për ndërprerjen e seancave gjyqësore, por me vendim personal gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kanë vendosur të mos zhvillojnë seanca gjyqësore. I vetmi përjashtim janë masat e sigurisë.