Finalizohet operacioni “I huaji”, policia ka ndaluar një 54-vjeçar nga Torino pasi dyshohet se tentoi të vidhte dy automjete në Shijak dhe mori sende me vlerë nga një tjetër
Policia e Shijakut arrestoi 54-vjeçarin M. S., banues në Torino, pas njoftimit për tentativën e vjedhjes së dy automjeteve në Maminas. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte marrë edhe sende me vlerë nga një automjet tjetër. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja”.
