Konfindustria ka reaguar lidhur me rritjen e fortë të çmimeve të karburanteve gjatë 10 ditëve të fundit të muajit korrik dhe në vijim, duke i kërkuar qeverisë ndërhyrje të menjëhershme rregullatore në katër drejtime. Sipas reagimit zyrtar, kërkesa e parë është ulja me të paktën 15% e barrës së taksave mbi karburantet.

Një tjetër kërkesë është ringritja e Bordit të Transparencës, me argumentin se ulja e mundshme e taksave duhet të reflektohet plotësisht në çmimet që paguajnë qytetarët dhe bizneset, e jo të përfitohet nga operatorët e tregut. Po ashtu, Konfindustria kërkon kontroll të menjëhershëm të cilësisë së karburanteve që qarkullojnë në treg. Në pikën e katërt Konfindustria kërkon ndërhyrje të jashtëzakonshme të institucioneve shtetërore dhe të SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburanteve, e cila, sipas saj, shkakton dëme që arrijnë në qindra milionë euro për buxhetin e shtetit.

Reagim zyrtar nga Konfindustria:

Kerkesat urgjente per çmimet e karburanteve

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohëringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve.Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartotEuro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme einstitucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit.Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitittë karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare,është e dhënë e qartë.

Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.