
Breaking- “Ngacmimet seksuale tek fëmijët”, tema e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews ku e ftuar ishte aktivistja Zhaklina Lakatari. Aktivistja Lakatari tha në emision se dhuna seksuale ndikon jo vetëm tek fëmijët por tek të gjithë si shoqëri, detyrë kushtetuese raportimi i dhunës.
“Dhuna seksuale ndikon jo vetëm tek fëmijët por tek të gjithë si shoqëri, detyrë kushtetuese raportimi i dhunës. Sipas të dhënave 559 raste që fëmijët kanë rënë pre e dhunës, ka një mungesë ndëshkueshmërie. Ne merremi me shijet seksuale të individit dhe nuk merremi me familjet, që të shkruash një poster kushton zero lekë,” u shpreh Lakatari.
Aktivistja u ndal tek një rast ku një nënë e kishte telefonuar se dyshonte se me vajzën e saj kishte abuzuar komshiu.
“Unë u kontaktova nga një nënë e cila dyshonte se komshiu kishte abuzuar me vajzën e saj. Pra kemi nga ato raste ku ti e dhunon për herë të dytë pasi mendon se nuk ka ndihmuar vajzën e saj, tha aktivistja Lakatari./Gazeta Shqip