Kirurgu i arrestuar nën dyshimet për ngacmim seksual është paraqitur këtë të enjte në gjykatë, ku pritet të njihet me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij.

Mjeku mbërriti në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është parashikuar të zhvillohet në orën 13:00.

Procedimi ndaj tij nisi pas denoncimit të bërë tre ditë më parë nga një 21-vjeçare nga Korçë, e cila e ka akuzuar kirurgun për ngacmim seksual.

Ndërkohë, organet hetimore vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.