Policia ka reaguar në lidhje me vdekjen e Ilir Zarka, e ndodhur gjatë një tentative për grabitje në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, në lagjen “8 Shkurti” është gjetur pa shenja jete në dritaren e një banese shtetasi me iniciale I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ai ka humbur jetën nga asfiksia gjatë përpjekjes për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

NJFOTIMI:

“Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.