Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës nis bojkotin, administrata dhe sekretarët gjyqësorë bllokojnë shërbimet, kërkojnë sqarim për mos kalimin e pagave.

“Çfarë bëhet me ne?!”, janë shprehur ata.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar.

Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatoi brenda afatit një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deri më 31 korrik duhej të miratohej formula e re e pagave të tyre. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP thanë se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën referuese. Zhbllokimin e pagave e kanë kërkuar përveç KLGJ-së dhe KLP-së, edhe shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Gjykata e Lartë.