Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”. Viktimat dyshohet se janë babë e bir.
“Kemi konstatuar vdekjen e dy personave. Dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.
I dyshuari për rastin është një shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati.
Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.