Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini, pasditen e së hënës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në pranga autorin. Viktima u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, rreht orës 19:00 të pasdites së djehsme.