Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë.
Policia ka reaguar mbi ngjarjen, duke njoftuar se viktima është rreth 50 vjeç dhe ka plagë me thikë në trup. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20::10 në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.