Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë, ku një trup u gjet i djegur brenda një makine të shkrumbuar. Sipas policisë, viktima u gjet i djegur në sediljen e shoferit teksa mjeti ishte i shkrumbuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



