Ditën e djeshme, në Kombinat, nënë e bijë, Zhaneta Josifi, 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30 vjeç, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Sipas burimeve të “Dritare.net”, familja ka qenë shumë e tërhequr nga jeta shoqërore. Babai i tyre kishte vrarë veten 10 vjet më parë.
Mësohet se ato dëmtonin veten dhe nuk ushqeheshin vullnetarisht dhe se kanë pasur probleme të mëdha mendore dhe gjendja e tyre ekonomike ishte e mjerueshme.
Në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë e tyre policia ka gjetur literaturë fetare.
Besimtarët e Jehovait u shprehën ekskluzivisht për Dritare.net: “Ne jemi shumë të hidhëruar për ngjarjen e një nate më parë, ne jemi të hidhëruar gjithashtu që ka pasur një reagim kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe baltosje të emrit tonë. Por, duam t’ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë Dëshmitarë të Jehovait”.