Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Gjashtë të Sarandës. Në qendër të ngjarjes ishin dy grupe vëllezërish: vëllezërit Sulejmani, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës dhe Komisariatin e Himarës, dhe vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, banues në fshatin Gjashtë.

Vëllezërit Nexhipi mbetën të plagosur lehtë nga goditje me sende të forta. Ndërkohë, në vendngjarje janë gjetur shenja të përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë gëzhoja pistolete dhe dëmtime nga plumba në automjete. Në konflikt u përfshinë mbi 10 persona, përfshirë katër efektivë policie nga fisi Sulejmani.

Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po kryejnë hetime dhe kontrolle për të shoqëruar të gjithë të dyshuarit dhe për të zbardhur ngjarjen në detaje.