Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Orikum, ku 52-vjeçari Llogora Xhebroj ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Kjo ngjarje ka tronditur lagjen e tyre, me fqinjët që shprehen se nuk kishin dëgjuar kurrë debate nga ana e çiftit dhe se të dy ishin njerëz shumë punëtorë.
“Shumë njerëz të mirë. Shihnin punë e tyre. Shumë punëtorë. Nuk ngatërroheshin me gjëra. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë debate. U habitëm.
Ata kishin një biznesin e tyre. Punon bashkë. Kishin dy fëmijë”, u shpreh një nga fqinjët. /Top Channel/


