Ky që shihni në foto është Pjetër Kodheli, babai 69-vjeçar i cili u ther për vdekje nga djali i tij Marjan Kodheli.

Sipas informacioneve të fundit ngjarja tragjike ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta ku në tension e sipër 25-vje7ari ka marrë thikën dhe ka goditur babain në zemër disa herë. Sipas dëshmive të fqinjëve familja Kodheli nuk njihej si familje problematike, madje fëmijët e tyre ishin jasht në emigracion, por 25-vjeçari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që pas vdekjes së të ëmës. Bëhet me dije gjithashtu se mjeku i tyre kishte sugjeruar që 25-vjeçari të shtrohej në psikiatri por babai ka kundërshtuar.

Sipas fqinjëve 69-vjeçari kishte nisur bashkëjetesë me një grua tjetër.

Së fundmi edhe autori i krimit të rëndë ka dëshmuar para autoriteteve.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh.
Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, tha ai.