Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku një 55-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 14-vjeçare.
Raportohet se e mitura është vajzën e bashkëjetueses se autorit, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka denoncuar abuzimin. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se nëna e ka kapur 55-vjeçarin teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme. Pas kësaj, ai ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij.
Nëna së bashku me vajzën kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për ngacmimin seksual, teksa 14-vjeçarja që prej ditës së djeshme po i qëndron të njëjtit version. 55-vjeçari me iniciale B. B., është arrestuar që prej ditës së djeshme.



