Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin sotëm në Surrel, ku është gjetur e mbytur në rezervuar.


Gruaja nuk është identifikuar ende, ndërsa nga këqyrja e trupit, nuk ka shenja dhune.


Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Njoftimi i plotë:


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.


Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.


Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.