Një banor është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.

Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes. 

Ende nuk dihen rrethanat dhe identiteti i personit i cili është gjetur i vdekur.