Ngjarje shokuese në Tiranë.


Një foshnje e pajetë është gjetur e braktisur pranë një koshi mbeturinash në lagjen “Ali Demi”.


Sipas informacioneve të para, foshnja e pajetë u gjet në një kuti kartoni.


Pas zbulimit të ngjarjes tronditëse, trupi i pajetë i foshnjes është dërguar në morgun e kryeqytetit.


Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.