Spartak Ngjela: E vetmja plan ishte do të vritej apo jo Enver Hoxha. Nuk kishte rrugë tjetër. Po të ishte vrarë Enver Hoxha do të kishte shpëtuar Shqipëria. Vetëm mund të vritej tek Blloku i Durrësit, pasi nuk ishte kaq i izoluar sa Blloku i Tiranës. Ai me një çadër qëndronte në Durrës, lexonte. Me një revole thyente qafën, por ishte doktrina.
Vera Bekteshi: Ne që ngelëm gjallë, unë dhe Taku, lamë dëshmi. Taku ka lënë disa vëllime me një analizë shumë interesante të diktaturës shqiptare dhe historisë së kampit lindor komunist. Unë kam shkruar për diktaturën, më i rëndësishmi është “Vila”. Ne të katërt u dënuam, Ladit iu mor jeta në kontekstin e tij. Agimi nuk u dënua, por u përzu nga Blloku. Më pas vdiq në një mënyrë të papritur. Kurse unë dhe Spartaku përjetuam, ai burg dhe unë internim të gjatë.