Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën se po përgatitet të votojë kundër rritjes së pensioneve dhe buxhetit për rimbursimin e ilaçeve në spitale.
Gjatë fjalës së tij, Balla pati përplasje të drejtpërdrejtë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin e akuzoi se ka gënjyer për çështjen e përkatësisë së shumëfishtë. Ai reagoi me tone të ashpra ndaj ndërhyrjeve nga radhët e opozitës, duke thënë:
“Pusho ti, e kam me atë. Ngrejë kokën o Sali! Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, ti gënjeve. Përkatësia e shumëfishtë është për vajzat e dhunuara, të abuzuara, që jetojnë në kushte të vështira në periferi për ta është ky ligj.”
Balla vijoi duke i quajtur “frikacakë” deputetët e opozitës dhe theksoi se buxheti i ri është “tre herë më i madh se ai që la Berisha kur iku nga pushteti”. Ai u bëri thirrje kundërshtarëve politikë:
“Do votoni kundër 130 milionë eurove për rimbursimin e medikamenteve? Shko thuaja gjyshes tënde, që do të votosh kundër rritjes së pensionit të saj.”
Në përfundim, Balla akuzoi opozitën se “nuk ka dashur asnjëherë atdheun dhe e ka tradhtuar sa herë ka pasur mundësi”.
“Pusho ti (Balliut). E kam me atë. Ngrejë kokën o Sali. Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, ti gënjeve. Mitra dhe vëllezër, burra dhe gra të këtij vendi, përkatësia e shumëfishtë është kur unë jam një vajzë e dhunuar, e abuzuar seksualisht, rime, jetoj në një zonë periferike të Shqipërisë, dhe përkatësia është për një vajzë që i kanë rënë të gjitha këto halle.
Namusqarë frikacakë, sepse këtu është e shkruar sipas ligjit që ke firmosur o zotrrote. Z.kryetar i Kuvendit e di që ju nuk e dënoni, por unë nuk e pranoj dot. Kur janë dy këtu që lehin, sepse këtu ose vihet një rregull që kur flasim ne flasim ne dhe kur flisni ju flisni ju.
Ti, ta tregoj unë, mos bëj atë zhurmën që bën nëpër studio.
Ky buxhet është tre herë më i madh se ai që le ti kur ike. Do votoni kundër 130 mln euro për rimbursimin e medikamenteve? Shko thuaja gjyshes tënde. Gjyshe jam kundër rritjes së pensionit tënd. Guxo e thuaja gjyshes.
Ju, që në asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk e keni dashur atdheun, sepse e keni tradhtuar sa herë keni pasur mundësi.”, përfundoi Balla.
