Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka folur për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.
Balla tha se në mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa e opozitës, e cila kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e Kryetarit të Kuvendit. Balla tha se Peleshi autorizoi sot thirrjen e këshillit të legjislacionit.
“Kërkesa për shkarkimin është histori e vjetër që përsëritet legjislature pas legjislature. Dhe gjatë legjislaturës së kaluar ka pasur kërkesa për shkarkimin e kryetarit të kuvendit. Opozita vazhdon me të njëjtat huqe. Sot në Konferencën e Kryetarëve është bërë e qartë nga ana e Peleshit, i cili ka autorizuar edhe thirrjen e këshillit të legjislacionit.”– tha Balla.