Ka nisur mbrëmjen e 9 shtatorit aksioni i protestuesve në Tiranë, të cilët kanë zhvendosur një pjesë të tubimit në akset kryesore të kryeqytetit.
Ndërsa protesta vijon përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ka bllokuar njërin krah të Unazës, duke penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Bulevardi është mbushur me qytetarë, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit e akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kanë paralajmëruar vijimin e aksionit në rrugët e kryeqytetit.
Situata ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit vijojnë qëndrimin në rrugë.
