Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e rradhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, ish-deputeti Plaurent Ndreca. Ai kishte dërguar një shkresë gjykatës, ku njoftonte se po lexonte dosjen që i ishte dërguar në IEVP Durrës dhe se do të paraqitej personalisht në seancë më pas.
Në seancë u paraqit edhe biznesmeni Abule, i përfshirë në të njëjtën çështje gjyqësore që lidhet me dosjen e Veliajt.
Gjithashtu, mungoi ish-deputetja Klotilda Bushka, ndërsa avokati i Fatmir Bektashit kërkoi veçimin e dosjes për klientin e tij.
Seanca vijon me shqyrtimin e dosjes, ndërsa Veliaj “lexon me qetësi” materialin përfaqësuar nga avokati i tij.
