Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, në kuadër të protestës së organizuar për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Protestës i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova, ndërsa një pjesë e të rinjve nga Shqipëria raportohet se janë ndaluar në kufi nga autoritetet maqedonase.
Sipas informacioneve paraprake, studentët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar nga organizatat studentore shqiptare, por nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin.
Ndërkohë, protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe.
