Tensione para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës qeveritare, duke shtuar situatën e tensionuar në zonë.
Ndërkohë, Policia është pozicionuar në gatishmëri për të menaxhuar situatën. Efektivët kanë bërë gati edhe autobotet me ujë, si pjesë e masave të marra për të përballuar çdo përshkallëzim të mundshëm të protestës.
